SHBA do të tërheqë trupat nga Iraku deri në fund të vitit 2026

Image: Reuters

SHBA dhe Iraku kanë arritur një marrëveshje për tërheqjen e trupave amerikane dhe të huaja nga Iraku deri në fund të vitit 2026, thanë zyrtarët e mbrojtjes amerikane për “The Wall Street Journal”.

Raporti thotë se trupat amerikane dhe të koalicionit me bazë në Bagdad, Irakun perëndimor dhe pjesë të tjera të vendit do të largohen deri në shtatorin e ardhshëm.

Kjo e ndjekur nga një tërheqje e forcave në qytetin verior të Irakut të Erbilit deri në fund të vitit të ardhshëm, thonë zyrtarët.

Megjithatë, një grup i vogël këshilltarësh mund të qëndrojë përtej vitit 2026, thotë raporti, duke shtuar se marrëveshja ka të ngjarë të shpallet publikisht javën e ardhshme pasi të jenë planifikuar detajet përfundimtare. /Albanianpost.com

Read Previous

Pse SHBA-ja po e rindërton bazën ajrore që e kishte shfrytëzuar për hedhjen e bombave atomike në Japoni?

Read Next

Kurti: Rritja ekonomike e qëndrueshme vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të vitit