​10 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri

Sot bëhen 10 vjet nga vizita historike e Papa Françeskut në kryeqytetin shqiptar.

Papa qëndroi për rreth 12 orë në Tiranë, duke i bërë Shqipërisë një jehonë të madhe për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.

Papa Françesku kishte zgjedhur Shqipërinë, si vizitën e parë të tij në Evropë. Fjalimin e parë e mbajti në presidencë, për të vazhduar me meshën e shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Papa u prit nga dhjetëra-mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve fetare. /KosovaPress/

Read Previous

​Dita Ndërkombëtare e Paqes

Read Next

Kosovari mes 37 ‘spiunëve’ të Mossad-it izraelit të dënuar nga Turqia me 250 vjet burg