Prokuroria: Dejona Mihali po intervistohet në cilësi të dëshmitares

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur në prokurori.

“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftimin për media të kësaj prokurorie.

Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale në orën 9:30./rtklive

Read Previous

Von der Leyen mbërrin në Kiev duke i premtuar Ukrainës fonde të energjisë elektrike për dimër

Read Next

Shqipëri: Skandali me diplomat false, reagon Bordi i Akreditimit të Arsimit të Lartë