Nagavci: Prioriteti ynë është ngritja e cilësisë së arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se synim i Qeverisë është ngritja e cilësisë në arsim. Sipas saj, për këtë është rritur edhe buxhetin për sivjet.

Ministrja Nasgavci në konferencën shkencore për “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin para-universitar në Kosovë: Përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, ka deklaruar se pas rezultateve të testit PISA, kanë diskutuar për t’i përmirësuar këto rezultate.

“Planet e Ministrisë së Arsimit janë shumë dimensionale e sidomos pas rezultateve të fëmijëve në testin PISA të cilat janë diskutuar në të gjitha nivelet. Ka qenë edhe një përgjegjësi e jona që të angazhohemi për një punë që qojnë deri tek përmirësimi i këtyre rezultateve”, ka thënë Nagavci.

Kurse, drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera, ka thënë se janë në fazën e ristrukturimit funksional të Institutit pedagogjik, ndërsa shpreh bindjen se me statutin e ri do ta fuqizojë këtë institucion. Ndërsa, dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Saqipi, ka kërkuar bashkëpunim me të gjitha institucionet që merren me hulumtime në arsim. /RTKlive

Read Previous

Punime të domosdoshme në Ujman, KOSTT-i njofton për ndërprerje të rrymës

Read Next

Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë tetorit