Gjatë një muaji u konfiskuan 71 armë e u arrestuan 70 persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në ahengje ka pranuar 74 raportime nga qytetarët e ka hapur 121 raste.

Sipas MPB-së, gjatë gushtit, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat e armëve në ahengje ka konfiskuar 71 armë, 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe tre të tjerë janë lënduar.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më tej, ministria u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë në polici rastet e gjuajtjes me armë nëpër ahengje familjare.

Read Previous

​Tabela e Championsit pas raundit të parë

Read Next

Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë