Aktakuzë ndaj një personi për kultivim të kanabisit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë të kanabisit në afërsi të vendbanimit të tij, në Viti.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për media, ku njoftohet se i dyshuari ka mbjellë nëntë bimë narkotike, me gjatësi prej 80 – 210 centimetra, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.

“Sipas aktakuzës, në komunën e Vitisë, më datë 29 Gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë bimë narkotike ‘’Canabis Sativa’’, thuhet në njoftim.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për këtë vepër penale./Albanianpost.com

Read Previous

Si u hakuan dhe shpërthyen pajisjet e komunikimit të Hezbollahut?

Read Next

Nëse përdorni “Incognito” një situatë e çuditshme mund t’ju ndodhë