Maqedonci për gjeneral Cavoli: Gjithmonë do të cilësohet mik i shqiptarëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në ceremoninë e nderimit me titull “Doctor Honoris Causa” të gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë.

“Për kontributin e paçmim të komandantit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes lidershipit strategjik, përkushtimit ndaj bashkëpunimit transatlantik dhe veçanërisht vëmendjes që Aleanca e NATO-s i ka kushtuar Evropës, Gjeneral Cavoli do të cilësohet gjithmonë si miku i shqiptarëve”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Tutje ministri ka thënë se përderisa bota është në përballje me krizën, Kosova po qëndron krah Aleancës së NATO-s dhe Komandant Cavolit në misionin për mbrojtjen e Ukrainës. Ai ka shtuar se Kosova po ofron mbështetjen e pakursyer brenda kapaciteteve në dispozicion.

Ceremonia për nderimin e gjeneralit Cavoli është mbajtur nga Universiteti Evropian i Tiranës./rtklive

Read Previous

Asgjësohen 1388 bimë kanabisi në Shkodër

Read Next

Kryeministri britanik Starmer: Emigrantët janë një sfidë e përbashkët