Është mbyllur derbi më i madh spanjoll dhe një nga më të
mëdhenjtë në botë, Real Madrid – Barcelona.
Vendasit kanë shënuar fitore minimale prej 2-1, në një duel të zhvilluar në një
mot me shi.
Serinë e golave e hapi Karim Benzema në minutën e 13′, për të vazhduar më
pas Toni Kroos, çerek ore lojë më vonë, për 2-0. Me këtë rezultat përfundoi
edhe pjesa e parë.
Në të dytin mysarët ishin më kërkues, teksa ia dolën që ta ngushtojnë
epërsinë në minutën e 70′, realizator Mingueza.
Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi dhe madrilenët triumfuan në derbin e madh.