Luis Enrique: PSG po ecën në drejtimin e duhur

Creator: Fred Dugit | Credit: LP / Fred Dugit

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique është shprehur i lumtur me startin e skuadrës së tij në këtë sezon të garave.

Kampionët në fuqi të Francës mundën Brest (3-1), të shtunën që lamë prapa duke arritur fitoren e katërt në po aq ndeshje të këtij edicioni.

Strategu spanjoll tha se është i kënaqur jo vetëm me fitoren por edhe më paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Brest.

Sipas PSG po ecën në rrugën e duhur.

“Nuk është vetëm fitorja, është edhe mënyra se si luajtëm për të marrë fitoren”, tha ai.

“Është një provë e mëtejshme se ne po shkojmë në drejtimin e duhur”, ka pohuar Enrique. /RTKLive

Read Previous

Ekepertët: Transformimet e teknologjisë në zgjedhje janë të mëdha

Read Next

Skandali me mbetjet, ministrja Kumbaro: Po hetohet, nuk ka pasur autorizim