Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se mospajtimet mes qeverive Kosovë-Shqipëri s’tregojnë për raporte të ngrira mes dy vendeve, pasi që sipas tij ndjenjat që kanë dy popujt për njëra-tjetrën janë të dashurisë e vëllazërisë.
“Asnjëherë ne s’kemi pasur një ngrirje të raporteve me Shqipërinë, ne si përfaqësues të institucioneve gjithmonë kemi qenë në nivelin e detyrës për ta transmetuar një ndjenjë shumë e thjeshtë dhe është mes popujve tonë dhe kjo është ndjenja e dashurisë e vëllazërisë”.
“Nëse ju dëshironi që ndonjë mospajtim eventual të kryeministrave apo Qeverive si diçka që reflekton marrëdhëniet mes dy shteteve unë mendoj se kjo nuk qëndron fare”.
Ai në një konferencë të përbashkët me homologen Elisa Spiropali ka deklaruar se raportet me Shqipërinë i shohin si “raporte me vetveten”.
“Si Republikë e Kosovës, marrëdhëniet me Shqipërinë i shohim përtej raporteve tona ndërshtetërore, më shumë e shohim si raport me vetveten”, ka deklaruar Konjufca.
Sipas Konjufcës, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë viteve ka shkuar vetëm duke u rritur.
“Vetë fakti që Spiropali e ka zgjedhur Kosovën si vendin e saj të parë për ta vizituar nga pozita e re, tregon për dashurinë e madhe që ajo e ka për vendin tonë. Bashkëpunimi parlamentar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha format dhe në të gjitha segmentet ka shkuar duke u rritur gjithnjë e më shumë përgjatë viteve. /Albanianpost.com