Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga Xhenini dhe dy kampe të tjera të refugjatëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pas më shumë se një javë që kur ushtria kreu një operacion ushtarak, që la të vrarë dhjetëra perosna.

Izraeli thotë se bastisjet në shkallë të gjerë në Bregun Perëndimor synojnë shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve. Ndërsa palestinezët druajnë për një zgjerim të luftës në Gazë.

Gjatë operacionit, zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se kanë shënjestruar militantët në kampin e refugjatëve në Xhenin, Tulkarem dhe Al-Fara, teksa sulmet ndaj civilëve izraelitë së fundi, sipas ushtrisë, janë rritur dhe janë bërë më vdekjeprurëse.

Trupat u tërhoqën nga kampi Tulkarem mëngjesin dhe më herët ishin larguar nga Al-Fara. Por, në njoftimin e ushtrisë izraelite u sugjerua se operacioni nuk ka përfunduar ende. /abcnews.al

Read Previous

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Read Next

Shqipëri: SHBA-ja deklaron se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm antikorrupsion