Sa herë që hapet merkatoja, mesfushori Adrien Rabiot lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona. Në dy muajt e fundit, ai është bërë pjesë e shumë spekulimeve për merkaton e verës, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë.
Duke qenë lojtar i lirë, u mendua se Barcelona do të ndërhynte për ta transferuar pa kosto, por kjo ka rezultuar më e vështirë nga sa pritej. Problemi kryesor është kërkesa e nënës së Rabiot, e cila është gjithashtu agjente e tij. Sipas gazetës “El Mundo Deportivo,” ajo kërkon një pagë prej 10 milionë eurosh, një shifër tepër e lartë, madje edhe për klubet angleze.
Nëse Rabiot do të firmoste për Barcelonën, do të duhej të pranonte një pagë më të ulët. Katalanasit mund të përballonin një pagë prej 6-7 milionë eurosh, por jo më shumë.
Ndërkohë, disa klube të tjera kanë shfaqur interes për mesfushorin, përfshirë Galatasaray, Manchester United dhe Al-Nassr, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. /Telesport.al/