Ndalohen dy persona për falsifikim të dokumenteve

Image: Calbizjournal

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.O, person zyrtar, në Zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Në njoftim bëhet e ditur se lidhur me këtë rast është ndaluar edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale F.V, në kohëzgjatje prej 48-orësh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit R.O, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente. /Telegrafi/

Read Previous

Fundosen dy varka me emigrantë në Mesdhe

Read Next

Ministri turk, Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm