Interi i vendosur, nuk pranon të negociojë për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani ende nuk është lojtar kryesor i Interit, por mosha e tij e re luan në favorin e tij. Ai ka ende kohë për të shkruar një kapitull të rëndësishëm me fanellën zikaltër.

Këtë bindje ndajnë edhe drejtuesit e klubit italian, të cilët kanë refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh për shërbimet e mesfushorit shqiptar. Fiorentina kërkoi të përfitonte nga situata e pasigurt e legjionarit kuqezi, duke bërë një ofertë të konsiderueshme.

Megjithatë, Interi e refuzoi ofertën dhe nuk pranoi as të hyjë në negociata, të paktën deri në verën e ardhshme. Shitja e Asllanit mund të bëhet vetëm nëse paraqitet një ofertë jashtëzakonisht e lartë, të cilën vetëm një klub anglez mund ta përballojë. Trajneri Inzaghi vazhdon të mbështetet te Hakan Çalhanoglu, edhe pse vitet po i shtohen 30-vjeçarit, klasi i tij mbetet i padiskutueshëm. Asllani, nga ana tjetër, ka ende punë për të bërë. /Telesport.al/

Read Previous

Eksperti italian: Ekziston rreziku i infiltrimit të mafias në qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Read Next

Tony Blair: Le t’i japim Kievit çdo armë, që të përdoret edhe në Rusi