Rrufeja goditi Harkun e Konstandinit të Romës pranë Koloseut gjatë një stuhie të dhunshme, duke liruar fragmente nga struktura e lashtë.
Fragmentet nga goditja e rrufesë të së martës u mblodhën dhe u siguruan menjëherë nga punëtorët në Parkun Arkeologjik të Koloseut, thanë zyrtarët. Po vlerësohej shkalla e dëmit.
“Puna e rikuperimit nga teknikët ishte në kohë. Punëtorët tanë mbërritën menjëherë pas goditjes së rrufesë. Të gjitha fragmentet u gjetën dhe u siguruan”, tha parku në një deklaratë.
Rrufeja ka ndodhur gjatë një stuhie që preu pemët dhe përmbyti rrugët në kryeqytetin italian.
Harku i nderit, më shumë se 20 metra (gati 70 këmbë) i lartë, u ngrit në vitin 315 pas Krishtit për të festuar fitoren e perandorit Kostandin mbi Maxentius pas betejës në Urën Milvian./AP/