Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, iu dërgua një fletëthirrje për t’u paraqitur para Kongresit të SHBA për të dëshmuar në lidhje me evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Afganistani në gusht 2021.
Blinken më parë kishte refuzuar të paraqitej vetë para Kongresit, tha Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Thirrja u dërgua në emër të kryetarit të komitetit, Mike McCaul. Dokumenti thotë se seanca po mbahet për shkak të rolit qendror të Departamentit të Shtetit në tërheqjen dhe evakuimin e trupave nga Afganistani.
“Ti [Antony Blinken] ishe personi që mori vendimin përfundimtar për tërheqjen dhe evakuimin e trupave,” shkroi McCaul. /Albanianpost.com