Kurti: IFK është dritare e jashtëzakonshme e artit dhe kulturës frënge

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, vizituan Institutin Francez të Kosovës, në Prishtinë.

Me këtë rast kryeministri Kurti është pritur nga ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Geurot.

Kurti në një prononcim para gazetarëve tha se mësimi i gjuhës frënge është përparësi shumë e  madhe, duke inkurajuar të gjithë qytetarët e vendit që ta mësojnë gjuhën dhe ta njohin kulturën frënge.

“IFK është dritare e jashtëzakonshme për kulmin e cilësisë së artit dhe kulturës frënge. Ky institut është urë e re midis Kosovës dhe Francës, midis gjuhëve tona”, tha Kurti.

Ky Institut i inauguruar në vitin e kaluar po bëhet vitrinë për përhapjen e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone. IFK është njëkohësisht një qendër e kurseve të gjuhës për publikun e gjerë që do t’i hapë dyert për kursistët e parë këtë muaj. Ai do të jetë një mbështetje për mësimdhënësit e gjuhës frënge në shkollat kosovare dhe një vend për trajnime gjuhësore për nëpunësit civilë kosovarë.

Nga ana  e tij, ambasadori francez, Oliver Geurot, foli për aktivitetin e Institutit Francez të Kosovës, në organizimin e kurseve të gjuhës frënge, aktivitete kulturore. /RTK/

Read Previous

Apple do të kalojë plotësisht në OLED për ekranin e iPhone nga viti 2025, thotë Nikkei

Read Next

AI gjobitet me 33.7 milionë dollarë nga mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave për ‘bazën e të dhënave të paligjshme’