Mjete shpërthyese në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, njofton Policia e Kosovës

Informacion zyrtar

Prishtinë, 31 gusht 2024

Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.

Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.

Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore.

Read Previous

Vezire Demiri rrëfen torturat që iu bënë nga udbashët shqiptarë

Read Next

Miratohet Ligji i Moralit, gratë nuk duhet të shohin burrat e huaj në sy