Një grua ther me thikë pasagjerët e një autobusi

Një tjetër incident i rëndë, ku persona të armatosur sulmojnë civilët e pafajshëm në rrugë është regjistruar në Gjermani.

Këtë herë ka qenë një grua ajo që ka qëlluar me thikë pasagjerët brenda një autobusi, duke plagosur 5 prej tyre, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Siegen, teksa autorja e sulmit, një 32 vjeçare, është vënë në pranga nga autoritetet. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.

Një javë më parë, raporton A2 CNN, një burrë i armatosur po me thikë, sulmoi kalimtarët në një festë në Solingen, duke lënë disa të plagosur.

Read Previous

​Aksioni i djeshëm në veri, reagon Zyra e BE-së

Read Next

Vetëm në gjashtë muaj, 40 mijë japonezë vdiqën të vetmuar në shtëpi