Conte: Lukaku? Po pres njoftimin zyrtar, para se të flas për të

Në përgatitjet për ndeshjen e kampionatit të së shtunës në “Maradona” kundër Parmës, trajneri i Napolit, Antonio Conte, mbajti një konferencë për shtyp ku komentoi disa aspekte të rëndësishme.

Ai u ndal edhe tek ardhja e Romelu Lukakut, një transfer që ka qenë shumë i diskutuar gjatë merkatos së verës. Conte tha: “Lukaku? Po pres njoftimin zyrtar (qesh), para se të flas për të. Nuk flas për lojtarët që nuk i kam në dispozicion, siç ka ndodhur në të kaluarën. Jam në pritje të njoftimit zyrtar.”

Në vazhdim, Conte theksoi rëndësinë e fitores ndaj Bologna për moralin e ekipit, që kishte marrë një humbje të rëndë 3-0 në startin e kampionatit të ri në Verona. Ai deklaroi: “Sigurisht që angazhimi i lojtarëve ka qenë gjithmonë i lartë. Nuk mund të ndodhë ndryshe; duhet të jetë gjithmonë angazhim maksimal. Rezultati i mirë ose jo, kjo varet nga shumë faktorë.”

Ai shtoi: “E rëndësishme është të japim gjithçka në fushë. Një rezultat mund të ndryshojë disponimin e ekipit dhe mund të ndikojë në qasjen e përgjithshme. Mund të jesh më i lumtur, jo i relaksuar, dhe të kesh më shumë entuziazëm nga të gjithë. Prandaj e them me krenari: Jam i kënaqur me grupin, sepse po jep gjithçka.” /Telesport.al/

Read Previous

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po shqyrton masat kundër pirjes së duhanit

Read Next

Arrestohet një i dyshuar për pesë vjedhje në Prishtinë