‘Manastiri i Deçanit’: Lista Serbe thotë se Kurti dhe Osmani duke treguar se nuk ka rrezik, konfirmuan rrezikun

Lista Serbe ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilit u mësua që i kishin shkruar letër ankese organizatës prestigjioze Europa Nostra për t’i shpjeguar pse Manastiri i Deçanit nuk është në rrezik.

Europa Nostra ka vënë Manastirin e Deçanit mes 7 vendeve më të rrezikuara të kulturës në Evropë në një raport të tmerrshëm për Kosovën.

Lista Serbe pretendon se edhe vetë letra e dy pushtetarëve të Kosovës tregon për rrezikun që i kanoset trashëgimisë kulturore dhe fetare të serbëve të Kosovës.

“Reagimi i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për faktin se organizata “Europa Nostra” përfshiu Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara të kulturës në Evropë është vetëm një konfirmim tjetër i rrezikimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë”. – shkruhet në letrën e tyre.

Përpjekja e Kurtit dhe Osmanit për të paraqitur vetë-shpalljen e Kosovës si një oazë të multikulturalizmit dhe multikonfesionalizmit pothuajse çdo ditë mohohet nga përdhosja e objekteve të kishës Ortodokse Serbe dhe varrezave Ortodokse në të gjithë Kosovën dhe të gjitha ato raste janë dokumentuar me kujdes dhe janë dëshmuar”.

“Mbyllja e syve për realitetin dhe mohimi i motivuar politikisht i situatës në terren, është një mesazh inkurajimi për ekstremistët për të vazhduar praktikën e sulmit të vendeve të shenjta serbe, duke mos zvogëluar kështu rrezikimin e tyre”.

Read Previous

Vdes një 44 vjeçar nga Gjakova si pasojë e COVID-19

Read Next

Mjeku shpjegon efektin e aspirinës tek personat e infektuar me Covid-19