​Mbyllet afati kalimtar në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketbollin e Kosovës në të dyja konkurrencat. Klubet kanë qenë mjaft aktive në këtë afat, duke u përforcuar varësisht nga synimet që kanë.

Të gjitha klubet e elitës së basketbollit të meshkujve janë përforcuar me lojtarë vendorë dhe ndërkombëtare. Mjaft aktive kanë qenë edhe ato të Ligës së Parë të meshkujve.

Gjithashtu edhe te Superliga Femrat, gjashtë skuadrat kanë bërë përforcimet e nevojshme, si dhe disa duke vazhduar me lojtaret kryesore nga edicioni i kaluar. Gara pritet të jetë mjaft interesante në këtë edicion te femrat, duke marrë parasysh përforcimet e bërë. /KosovaPress/

Read Previous

Janë konfiskuar rreth 88 armë të përdorura në ahengje

Read Next

Amfiteatri në Durrës, një nga destinacionet më të vizituara