Juventus e ka nisur mbarë kampionatin, duke mundur Como në ndeshjen e parë. Ndërkohë që sot, bardhezinjtë e trajnerit Thiago Motta do të luajnë ndaj Hellas Verona jashtë fushe. Trajneri juventin ka folur pak orë para sfidës së sotme.
“Të gjitha ndeshjet janë të ndryshme. Unë pres një histori tjetër dhe ne do të duhet të jemi gati për të gjithë. Duhet të japim maksimumin dhe të gjithë duhet të bëjnë më të mirën në shërbim të skuadrës. Verona është një ekip që lufton dhe e vë kundërshtarin gjithmonë në vështirësi”, tha Motta.
Gjithsesi, trajneri ka besim te skuadra e tij: “Skuadra po ecën mirë. Ne kemi punuar mirë si ekip. Do të përballemi me një ekip që mundi Napolin, një kandidat serioz për titullin. Ne mund të përmirësohemi në gjithçka”.
Motta konfirmoi mungesën e disa prej titullarëve. “Weah, Thuram, Adzic dhe Milik nuk janë vetëm të disponueshëm. Ne do të vlerësojmë Danilo dhe pastaj do të vendosim për formacionin. Janë ata që luajnë dhe ata që do të luajnë. Jam shumë i kujdesshëm se kush do të luaj“, tha Motta.
Trajneri nuk kërkon të flaës që tani për titullin kampion në Serie A, duke dribluar përgjigjen në lidhje me këtë çështje. “Unë jam i fokusuar në ndeshjen e radhës. Unë i marr ndeshjet një e nga një, më pas të shohim se ku mund të shkojmë”, tha Motta. /Telesport.al/