Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me armë në banesën e tij

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se shtiu me armë në banesën e tij.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në banesën e tij kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Izraeli godet Gazën pas shpërthimit të Libanit

Read Next

​GAP identifikon shkeljet dhe sfidat në procesin e dhënies së granteve nga MKRS-ja