AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Sezoni i ri ka nisur me të njëjtat probleme për Milanin, që përjetoi një ndeshje katastrofike si mysafir në “Tardini” të Parmës. Kuqezinjtë nuk arritën të hynin në lojë dhe u mposhtën nga skuadra e Pecchias, e cila shfrytëzoi në maksimum dobësitë e mbrojtjes së ekipit të drejtuar nga Fonseca, duke siguruar një fitore të rëndësishme. Më shqetësuese për Milanin ishte brishtësia e mbrojtjes, që u gjend plotësisht në mëshirën e sulmuesve vendas.
Nga njëra anë, kemi një Milan që prodhon lojë dhe krijon mundësi shënimi (15 raste të krijuara në “Tardini”), por nga ana tjetër është një skuadër që nuk arrin të gjejë një ekuilibër mbrojtës prej më shumë se një viti. Pavarësisht investimeve të bëra ndër vite, zinxhiri mbrojtës nuk ndryshon: kur skuadrat kundërshtare nisen në kundërsulm, Milani ndahet gjithmonë më dysh. Fonseca e përcaktoi këtë prirje si “të vështirë për t’u shpjeguar”, veçanërisht pas parasezonit të shkëlqyer të kuqezinjve. Duket se është e nevojshme të gjendet një ekuilibër ekipor dhe se ardhja e Fofanas mund të jetë çelësi për këtë.
Përveç golave të shënuar përmes kundërsulmit në “Tardini”, duhet theksuar se në dy ndeshjet e para të kampionatit, Milani ka pësuar katër gola thuajse identikë. Topi kalon nga njëra anë e zonës së penalltisë në tjetrën, me mbrojtësit kuqezinj që luftonin për të ndjekur sulmuesit kundërshtarë. Man dhe Cancellieri nuk u sfiduan kurrë nga Theo Hernandez, i cili u shfaq kryesisht jashtë formës. Një dobësi që Milani e vuan shumë dhe që Vanoli dhe Pecchia arritën ta shfrytëzojnë në maksimum. Është urgjente që të merren masa të menjëhershme për ta zgjidhur këtë problem.
Sa i përket sulmit, mungesa e Moratës së lënduar bëri që Fonseca të vendoste për Okafor që nga minuta e parë, por sulmuesi zviceran nuk arriti të ndikojë fare. Mbrojtja e Parmës ishte e fortë, me Balogh dhe Circati që bënë paraqitje të shkëlqyera. Leao dhe Loftus-Cheek ishin shumë larg formës së tyre më të mirë, me portugezin që bëri disa gabime në menaxhimin e topit, duke çuar në golin e dytë të Parmës. Një gabim në ide dhe ekzekutim çoi në kundërsulmin e verdhebluve. Tani Milani duhet të përgatitet menjëherë për ndeshjen e parë të madhe të sezonit, kundër Lazios, që gjithashtu vjen nga një disfatë e rëndë në Udinese. Menaxhimi i Fonseca është tashmë në pikëpyetje dhe nuk ka më hapësirë për gabime. /Telesport.al/