Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.
Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22.
Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.
Më efikasja nga Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola.
Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.
Të premten Kosova U18 do të luajë ndaj Nigerisë për vendin e 23-të.
Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.
/GazetaSinjali/