Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona gjatë kësaj të marte, pasi dyshohen se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen e djeshme ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Sipas informacioneve, ata janë të dy punonjës në hotelin e familjes Frroku.
Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, Gëzim dhe Edmir Frroku, pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë.
33-vjeçari rezultonse më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e hotelit në Velipojë pasi kishte kanosur kamarierin. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri.
Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’./Albanianpost.com