Zjarrfikësit në Turqi kanë vënë nën kontroll dy zjarre të mëdha pyjore që kishin shpërthyer prej tre ditësh. Të dielën, Ministri i Pyjeve njoftoi se disa zjarre të tjera në të gjithë vendin pritet të shuhen së shpejti.
Zjarret në provincën bregdetare perëndimore të Turqisë, Izmir, dhe në provincën veriore të Bolu filluan vonë të enjten. Që atëherë, zjarrfikësit kanë punuar intensivisht për të frenuar përhapjen e tyre. /France24/