Derisa pronarët ishin në aheng, hajnat hyjnë në katër shtëpi

Katër persona në Skenderaj kanë njoftuar se derisa ishin në një aheng, dikush ka hyrë në shtëpitë e tyre dhe kryejnë vjedhje.

Policia ka treguar se cka kanë vjedhur ata.

“VJEDHJE E RËNDË- Skenderaj / 17.08.2024 – 02:50. Katër (4) viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.”/Express

Read Previous

Kryeministri i Indisë Modi do të vizitojë Ukrainën, disa javë pasi qortoi Putinin në Moskë

Read Next

Situata e zjarreve në Shqipëri, vetëm 3 vatra aktive