Guardiola lë të hapur derën për një largim eventual të Joao Cancelo

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për Joao Cancelo dhe Kalvin Phillips, i cili duket se është afër lëvizjes te Ipswich Town.

Guardiola u shpreh me rezerva për të ardhmen e Joao Cancelo:

“Ai është ende me ne. Do të shohim – ndoshta do të qëndrojë ose do të huazohet.”

Guardiola shtoi gjithashtu: “Ai po sillet shumë mirë në seancat stërvitore.”

Në anën tjetër, Guardiola ishte më i qartë kur foli për mesfushorin anglez:

“Duket sikur ai do të huazohet te Ipswich. Është afër. Mendoj se tashmë është bërë.”

Ai vazhdoi: “Ai vendosi të shkojë atje, duhet të ketë minuta.”

“Ne menduam se ai nuk do të kishte minutat që meriton. Ai ka mundësinë që në të ardhmen të kthehet këtu.”

Read Previous

Trump ‘sulmon’ Kamala Harris për krimin në Kaliforni

Read Next

Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve pas murtajës së dhive