Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën. Ai ka thënë se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet.

“Kjo gjykatë do ta paraqesë një shtyllë të rëndësishme të shtetit të drejtësisë. U mirëpritëm nga kryetari i cili na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me nxemjet qendrore dhe kanë aklimatizim të mirë. Secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë. Ndriçimi është i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne dhe kushtet e mira. Kjo ndërtesë ka nisur në vitin 2015, por është zvarritur shumë gjatë. Në këto tri vite kemi punuar me shumë zell, kemi investuar diku dy milionë euro”, ka thënë Kurti./rtklive

Read Previous

Gjyqtarët e Premier League duhet të zbulojnë se cilat skuadra mbështesin

Read Next

Partitë kryesore opozitare propozuan 26 janarin për zgjedhje, kurse VV 2 shkurtin