Arrestohet një person, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar

Policia ka arrestuar një person pasi në fshatin Klinë të Skenderajt raportohet se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv/

Read Previous

Mbi 60 mijë kosovarë drejt Shqipërisë brenda 24 orëve

Read Next

Tre sektorët me mungesë më të madhe fuqie punëtore në Gjermani