Fotografia që bëri historinë

Fëmija i uritur dhe huta.
Ne vitin 1993 Kevin Carter, gazetar-fotograf, udhëtoi në Sudan për të dokumentuar zinë (urinë). Fotografia e ketij femije të shtrirë, me nje hutë qe po priste pas tij, nuk shkaktoi vetëm zemërim publik përsa i përket subjektit të tmerrshëm por gjithashtu, nxiti dhe një lum kritikash në drejtim të fotografit, me arsyetimin qe nuk ndihmoi fëmijën por thjesht e filmoi atë.
Sulmi i vazhdueshëm që e ndoqi Carter, e detyroi atë që të kryente vetëvrasje në vitin 1994. Fotografia u shpall edhe si foto fituese e çmimit Pulitzer të po atij viti.

P.S. Përsa i përket fotos, nëna e fëmijës ka qenë afër fëmijës dhe fëmija për asnjë moment nuk ka qenë në rrezik që të sulmohej nga huta. Gjithashtu, fotoja është realizuar me një lente që e bënte skenën më të ngjeshur duke krijuar idenë se huta është më afër fëmijës./Syri

Read Previous

E ardhmja e Moratës në duart e Juves

Read Next

Ibrahimovic tani edhe aktor