Presidentja Osmani emëron Edona Malokun ambasadore në Portugali

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka emëruar Edona Malokun në postin e ambasadores së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë.

Osmani në një postim në platformën “X”, ka pohuar se Edona Maloku është profesioniste e dalluar dhe se beson në angazhimin e saj në këtë detyrë.

“E lumtur që kam emëruar Edona Malokun, akademike dhe profesioniste e dalluar si ambasadore e Kosovës në Republikën Portugeze”, shkruan Osmani.

Presidentja ka shkruar se beson në angazhimin e saj, duke punuar drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë mes dy shteteve.

Kujtojmë se Edona Maloku-Bërdyna, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit para një viti./rtklive

Read Previous

Inagurohet rruga që lidh Gjakovën me Krumën dhe Dobrunën në Shqipëri

Read Next

Listat e veteranëve që Serbia i dërgoi në Interpol, kërkohet sqarim nga institucionet vendore