Ukraina ka marrë një grant prej 3.9 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Bankës Botërore, tha të hënën kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.
“Ky është kësti i parë i mbështetjes direkte buxhetore nga Shtetet e Bashkuara në 2024. Në total, Ukraina do të marrë 7.8 miliardë dollarë ndihmë direkte buxhetore nga Shtetet e Bashkuara këtë vit, gjë që do të na lejojë të kalojmë me besim këtë periudhë financiare,” tha Shmyhal. në aplikacionin e mesazheve Telegram./reuters/