Dy vite më vonë, Giorgio Chiellini përqafon sërish Juventusin. Ish-kapiteni bardhezi, i cili shkoi në MLS në vitin 2022 për të luajtur sezonin e tij të fundit si futbollist me Los Angeles FC, është gati të kthehet në Torino, këtë herë si trajner.
Chiellini (i cili u diplomua në Administrim Biznesi) fitoi edhe përvojë si menaxher në SHBA dhe pas kësaj lloji praktike, nga shtatori do t’i bashkohet drejtimit të Juventusit.
Jo një rol simbolik, duke qenë se ai do të punojë në kontakt të ngushtë me CEO, Maurizio Scanavino. Pra, ish-kapiteni do të operojë më shumë pas tavolinës sesa afër fushës. Kjo e fundit do të mbetet prerogativë e Thiago Motta dhe Cristiano Giuntoli.
Sikurse shpjegon “Gazzetta dello Sport”, Chiellini nuk do të ketë përgjegjësi teknike apo të merkatos, por fokusi i tij do të jetë menaxhimi i bardhezinjve si biznes.
40 vjeç më 14 gusht, ish-kapiteni është gati të përqafojë sërish “Zonjën e Vjetër”, ku do të gjejë vëllain e tij binjak, Claudio, drejtor aktual sportiv i Juventus Next Gen. /Telesport.al/