Arrestohet një person, shtiu me AK-47 në drejtim të derrave që ia dëmtuan misrin

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Dumnicë të Poshtme të Podujevës. 

Sipas raportit 24-oërsh të Policisë, ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të cilët ia kishin dëmtuar misrin me një 

Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Koha.net/

Read Previous

Nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

Ancelotti zgjedh fituesin e Topit të Artë