I sapo larguar nga Liverpool-i, Jurgen Klopp ka përjashtuar një rikthim të shpejtë në karrierën e tij si trajner.
Ai ka përjashtuar përfundimisht mundësinë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë. “Do të ishte humbja më e madhe e fytyrës në historinë e futbollit, nëse do të thoja: Unë do të bëj një përjashtim për ju”, – tha 57-vjeçari gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të Trajnerëve në Würzburg.
Kur u pyet se çfarë po i propozon këshilltari i tij Marc Kosicke për sa iu përket ofertave, Klopp u përgjigj: “Absolutisht asgjë. Jam pushim për një vit, ndaj nuk ka asgjë fare. Asnjë klub, asnjë ekip kombëtar”.
Klopp nuk e di nëse dëshiron të kthehet në stërvitje: “Unë do të bëj diçka, jam shumë i ri për të luajtur tenis dhe kaluar gjithë kohën me nipërit e mbesat e mia. A do të stërvis përsëri? Unë do ta përjashtoja këtë mundësi për momentin. Do të shohim se si do të jenë gjërat pas një viti. Për momentin nuk ka asgjë”.
Në aventurën e tij te Liverpool, Klopp bëri 491 paraqitje, me 299 fitore, 109 barazime dhe 83 humbje. Një titull kombëtar, më 2019-2020, por edhe një Ligë e Kampionëve, një Superkupë UEFA dhe Botëror për Klube. Klopp kishte bërë histori te Borussia Dortmund, duke fituar gjithashtu tri herë titullin e trajnerit të vitit. /Telesport.al/