Kurti: Policëve u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm

Kryeministri Albin Kurti edhe një herë ka përkujtuar policët e Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke publikuar në profilin e tij Facebokk, objektin e Qeverisë së Kosovës të ndriçuar me emrat e gjithë policëve të rënë në detyrë.

“Në shënim të Ditës Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës, mbrëmë ndërtesa e Qeverisë u ndriçua me emrat e 23 heronjve të ditëve tona, që dëshmuan përkushtimin për rend dhe ligj deri në sakrificë.  Atyre u takon lavdia e përjetshme, neve shërbimi i përditshëm”, ka shkruar Kurti.Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar foton e Qeverisë.

“Në kujtim dhe nderim të sakrificës së 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, objekti i Qeverisë së Kosovës mbrëmë është ndriçuar me emrat e tyre.  Republika e Kosovës është gjithmonë krenare me ju”, ka thënë Sveçla. /RTK/

Read Previous

Borrell: Lufta e Ukrainës është një kërcënim ekzistencial për BE-në

Read Next

OpenAI po teston një motor të ri kërkimi të quajtur SearchGPT