Alarm për bombë në aeroportin e Bazelit

Aeroporti i Bazelit është evakuuar pas një alarmi për bombë të premten në mëngjes.

Të gjitha fluturimet u ndërprerën, ndërsa punonjësit udhëtarët dhe i gjithë stafi është dashur të largohen nga aeroporti, raporton 20 minuten.

Aeroporti konfirmon se terminali duhej të evakuohej për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë. Mesazhi është postuar edhe në faqen e aeroportit.

“Nuk ka megafonë të përdorur, kështu që ju nuk mund të kuptoni udhëzimet e sigurisë të policisë,” thuhet në njoftimin e tyre./21Media

Read Previous

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në botë

Read Next

Zgjedhjet në SHBA, çfarë është ‘Projekti 2025’?