Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura

Një shpërthim ka ndodhur gjatë ditës së sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit në veri të vendit.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënsi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

I njëjti ka bërë të ditur se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në dy vetura, dhe se shkaqet e tij ende nuk dihen.

Policia po merren me rastin.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani për Reporteri.net.

Read Previous

AUV shton masat e kontrollit për produktet e shpezëve nga Brazili

Read Next

Biden tërhiqet nga gara për president