Nesër fillon vaksinimi i personave mbi 85 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër (e enjte, 8 prill 2021) do të fillojë vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç, raporton Gazeta Express.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Sipas MSH’së, vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1Tetori”.

Ndërsa, për grup-moshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi do të nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

“Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net,  ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhet nga MSH.

Ky është orari i vaksinimit kundër COVID-19:

Grup-moshaData e vaksinimitVendi i vaksinimit
Mbi 85 vjeç8-9-10 prill 20211 “Tetori” (Prishtinë) dhe QKMF-të e komunave: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në komunat ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19  
Mbi 85 vjeç09-10 prill.2021Në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera
80-84 vjeç11-12-13 prill 2021“1 Tetori” (Prishtinë) dhe të gjitha QKMF-të në Kosovë

Read Previous

Icardi shënjestër e Italianëve

Read Next

Policia apelon qytetarët që të respektojnë masat e reja anti-Covid