Raporti i buxhetit të vitit të kaluar shqyrtohet në komision

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të vazhdojë mbledhjen që la në gjysmë javën e kaluar.

Përgjatë takimit do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023, raporton Indeksonline.

Në mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2023, të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, si dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2023.

Mbledhja është njoftuar të nisë në ora 11:00.

Read Previous

Mbi 2 mijë dëshmi iu dorëzuan Institutit për krime të luftës

Read Next

Maqedonci: Sinjalet për sulme, shtrojnë nevojën për traktat të paqes me Serbinë