Ndërprehet veprimtaria e tri bizneseve në veri

Agjencia e Kosovës për Privatizim njofton se kanë pranuar informacione se qiramarrësit e pikave të karburantit nën administrimin e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok janë duke operuar pa licencim.

“Ditëve të fundit kemi pranuar informacione se qiramarrësit e pikave të karburantit nën administrimin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut janë duke operuar pa licencim”, thuhet në njoftim.

Përmes një komunikate për media, AKP ka thënë se bashkë me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kanë dalë në terren dhe është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga MINT dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara.

“Sot, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kemi dalë në terren, ku pas vizitave dhe inspektimeve, është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit.”, thuhet në njoftim./rtklive

Read Previous

OKB paralajmëron se popullsia e Ukrainës mund të bjerë deri në 15.3 milionë

Read Next

Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm