Osmani uron Metsolën për rizgjedhjen si presidente e Parlamentit Evropian

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Roberta Metsolën për marrjen edhe të një mandati në krye të presidencës së Parlamentit Evropian.

Në platformën X, Osmani ka theksuar se ka pritshmëri që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimi me miken e Kosovës.

“Ndërsa vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Evropës në këto kohë sfiduese, unë pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

Read Previous

Pasuria e sekuestruar dhe e konfiskuar e Radoiçiqit kap vlerën e 3.5 milionë eurove

Read Next

Arrestohet në Belgjikë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e boksierit Besar Nimani