Malaj: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri mbi themelet historike

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në rrjete sociale ka njoftuar se ka qenë i nderuar që ishte i ftuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës për një bisedë mbi marrëdhëniet në fusha të ndryshme, në kuadër të Shkollës Ndërkombëtare të Verës, një iniciativë që përfaqëson një platformë të shkëlqyer për shkëmbimin e ideve, kulturave dhe përvojave.

Ai ka thënë se bashkëpunimi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë gjithmonë i ngushtë dhe i ndërtuar mbi themelet e përbashkëta historike, kulturore dhe gjuhësore.

“Kjo lidhje e veçantë na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë një partneritet të fortë në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin, kulturën, ekonominë etj” ka shkruar ai.

Më tutje ai u ka uruar suksese studentëve dhe i ka falënderuar organizatorët për mikpritjen./rtklive

Read Previous

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr një vendim për `Trepçën`

Read Next

IPK jep detaje për rastin e plagosjes së të miturit nga polici