Kontrollohet shtëpia e një personi në Zveçan

Është kontrolluar shtëpia e një personi në Orahovicë në Zveçan, i cili në atë kohë nuk ndodhej në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar (i cili nuk ndodhej në shtëpi) kanë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv

Read Previous

​Rreth 800 gjoba janë shqiptuar për gjashtë muaj nga Inspektorati i Punës

Read Next

Osmani për sulmin ndaj Trump: Çdo lloj dhune politike është e papranueshme