Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash

Përveç numri të popullsisë rezidente, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar edhe numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar deri tash.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK’së, Avni Kastrati, tha se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë, raporton Express.

“Të dhënat preliminare nga diaspora janë rreth 600 mijë deri më tani janë regjistruar. Sigurisht ka kohë edhe pak”, tha Kastrati.

Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht.

Ndryshe, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK’së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë./Express

Read Previous

Australia do e ndihmojë me 230 milionë euro ushtarakisht Ukrainën

Read Next

Kurti priti ambasadorin turk, biseduan për zhvillimet e fundit në vend