Kosova do t’i paguajë 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë “ContourGlobal”

Qeveria e Kosovës ka votuar pro pagesës së dëmshpërblimit prej 21 milionë eurove ndaj kompanisë “ContourGlobal”.

Ministri i Financave dhe Transfereve , Hekuran Murati, ka thënë se kjo vjen pasi  “ContourGlobal” ka fituar rastin ndaj Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Abritrazhit.

“Për pagesë sipas tribunalit të Arbitrazhit, një marrëveshje e cila ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 përmbante vet nënshkrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj”.

“Ata kishin nënshkruar marrëveshjen përkundër thirrjeve të opozitës dhe shoqërisë civile, një kontrate e tillë nuk do të duhej të nënshkruhej në fillim. Një nënshkrim i papërgjegjshëm ikushtron kosovës mbi 21 milion euro”, ka thënë Murati. /Klankosova.tv

Read Previous

​Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton për rregulloren për personat me aftësi të kufizuar

Read Next

Është miratuar sot tenderimi i kapaciteteve të energjisë nga era prej 150 megavat