​Ministri i Shëndetësisë dhe kryeshefi i Inspektoratit Policor raportojnë në komisione

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj do të raportojnë sot para komisioneve të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

Ministri Arben Vitia do të raportojë në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ku do të diskutohet për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.

Kurse, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton kryeshefi ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Read Previous

70 aksidente trafiku për një ditë në Kosovë, 34 prej tyre me të lënduar

Read Next

​Shtëpia e Bardhë: Biden nuk ka probleme me shëndetin